Avokati i Popullit/ Rama kundër pazareve për kandidaturën e opozitës: Mbajeni se do t’ju duhet për proceset e vulave

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk do ta votojë Ledio Brahon si kandidat për Avokatin e Popullit.
Gjatë seancës parlamentare, Rama tha se nuk mund të zgjidhet avokati i PD-së në një post të rëndësishëm si ai i Avokatit të popullit.

Kreu i qeverisë ka ironizuar Ledio Brahon, duke thënë se ai ka humbur çdo seancë gjyqësore ndaj mazhorancës, duke mbrojtur Partinë Demokratike.
Rama: Dëgjova që mu referua dhe mua parafolësi i parafolësit. Është për të ardhur kleq që kjo gjuha ekstreme është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe çdo ndërhyrje për procedurë.

E vërteta është krejt ndryshe. Gr. Parlamentar i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. Kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje poluitike, ne marrim vendime. Keni parë kur marrim ndonjë vendim politik për figurë të drejtësisë.

Kjo është njësoj si muhabeti i offshorit, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot. Njësoj është edhe kjo. Ne nuk kemi asnjë problem tu themi atë që kemi vendosur. Se kemi pasur kurrë këtë problem.

Nëse do kishim marrë këtë vendim politik, do jua thonim në sy. Nuk kishte nevojë që të linim gjurmë të na i kapni ju. Nuk e kemi një vendim të tillë. Përsa i përket avokatit të PD, mbajeni se do ju duhet për proceset e vulave.

Por nuk mund ta sillni këtu ta votojmë ne. Procesi kërkon bonsens. Ne kemi marrë përsipër propozimin për avokatin e popullit për të shkuarën. Nuk kemi sjellë asnjë avokat të PS-së.

Nuk ka lënë gjyq pa humbur me ne. Nuk mbeti asnjë njeri përveç avokatit të vulës. Kjo nuk ka shans fare. Nuk ka asnjë përpjekje për të ngatërruar ndonjë votim. Nuk votojmë asnjë kandidat të atyre që luftojn ë për vulë, dhe atë të vulëhumburit. Votimi tjetër është votimi i lirë i secilit. Kështu që luftën me mafien vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Pse bërtet tani?

S’ke çfarë thua fare, sepse po ta përsëris. Se kemi kurrë ne problem t’ju themi se çfarë duam të bëjmë. Kurrë. Por në këtë rast kjo është një fantazi. Kjo është offshori që s’ka prova. Për çfarë do ju japim llogari ne se kë duam të votojmë. Po ju them edhe njëherë tjetër. E mora fjalën për hir të së vërtetës. Nuk e kemi problem.

Zjarr Tv Ad