Zëvendësministrja e Arsimit,Bora Muzhaqi ka treguar eksperiencën në takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka zbuluar se takimi ka qenë përpara se të shpallej fushata, por më herët e kishte parë vetëm në televizion.
Muzhaqi rrëfeu në “Jo Vetëm Modë” se është ndjerë shumë në siklet kur ka takuar Ramën për herë të parë dhe se është habitur kur ia e ka thirrur në emër.
“Ka qenë para se të shpallej fushata, nuk e kisha takuar asnjëherë më përpara, sigurisht e kisha parë si të gjithë të tjerët në televizion, më kishin njoftuar që isha pjesë e listave për të qenë kandidate për PS-në dhe më thonë që duhet të vish të bësh një video me kryeministrin.
Dhe sigurisht isha tek ajo pjesa, po prisja të vinte kryeministri, sigurisht një gjë shumë e madhe kështu e çuditshme, ndoshta një gjë e re për mua dhe ndërkohë që më thonë, shiko se erdhi, kur dëgjoj një zë nga cepi tjetër që kush ishte. “Po kjo Bora ku është?”.
U ktheva në një moment, ishte kryeministri. U ndjeva shumë e sikletosur, vajta t’i jepja dorën, një gjë që bën çdo njeri normal, prezantohet. I them përshëndetje, unë jam Bora. Po më thotë e di, aty ngela”, tha Bora Muzhaqi.