“Vetëm qan si Donaldi i Borës, më vjen turp”, Cllevio zotohet për Stresin: Do shkrij pasurinë time për të

0
406
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arkimed Lusha ose i njohur nga të gjithë si Stresi është një nga emrat më të komentuar në “Big Brother Kosova”.

Deklaratat dhe gjestet e Stresit janë bërë virale kudo, gjithashtu edhe momentet e tij kur nuk mban dot lotët.

Në lidhje me këtë sjellje të reperit brenda në shtëpi ka reaguar edhe miku i tij, Cllevio, i cili është shprehur se Stresi nuk ka qenë vetvetja, teksa më tej ka shtuar se reperi ka marrë pjesë në këtë reality shoë për lekët, pasi i nevojiten 200 mijë euro.

“Prisja më shumë. Më ka mërzitur me disa momente se nuk ka qenë vetvetja se ka qenë orari i gjumit, flet përqart ose bën gjeste me gojë. Ndonjëherë dua të distancohem, se më vjen turp. Nuk është ky që njoh unë.

Ai nuk është atje për famë as për të gjetur të dashur. Ai është atje se i duhen 200 mijë euro. Dhe duke iu dashur 200 mijë euro nuk di si të reagojë. I ka bërë keq që është futur. E them se është mërzitur. Ka dalë në meme. Po ja kalon dhe Donaldit të Borës. Se dhe ai një-dy qante.”, tha ai.

Në fund, Cllevio u shpreh se do ta mbështesë Stresin dhe është ai që do të fitojë.

“Unë do të shkrijë pasurinë time që të bëj propagandë për Stresin. E fiton ai. Ka shoqërinë e fortë. Do ta mbështesim të gjithë. Do ta fitojë për ego, do të fitojë 200 mijë euro ai, 25 do t’i marr dhe unë”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad