Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur këtë të martë se autoritetet përgjegjëse, Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë duke u marrë me rastin e biznesmenit të shkumëkërkuar, Ervis Martinaj.
Në prezantimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave, të fundit për këtë vit, Manja u pyet nga gazetarja dhe për kontrollin e zhvilluar dje në shtëpinë e bosit të basteve, ku u gjet arsenal armësh e municionesh.
Pyetje: Po ja drejtoj pyetjen ish-prokurorit Ulsi Manja dhe njëkohësisht anëtarit të qeverisë që është përgjegjëse për rendin dhe sigurinë në vend. Si është e munduar që Policia e shtetit shqiptar, një të shpalluri në kërkim e të shumëkërkuari, i shkon për kontroll në banesë pas 8 muajsh që është shpallur në kërkim dhe edhe pse gjen arsenal armësh, Policia nuk procedon asnjë familjar siç do kishte ndodhur me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
A ka qeveria/policia frikë edhe nga hija apo legjenda e Ervis Martinaj?
Ulsi Manja: Në fakt unë dua ta nis te fillimi i pyetjes, ti ju drejtove ish-prokurorit Uanja Manja por unë jam Ministër i Drejtësisë i qeverisë Rama. Besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje do duhet të merren agjencitë ligjzbatuese, dhe po merren Prokuroria dhe Policia e Shtetit.
Edhe për Policinë e Shtetit ka një ministër përgjegjës, që është kolegu im Çuçi.