Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, po bën fushatë për zgjedhjet e 14 majit. Siç njofton vetë në rrjete sociale, Alibeaj ka qenë në një takim në Kamëz, me një grusht personash, të cilëve ai u referohet si demokratët e Kamzës.
Në fotot e hedhura nga Alibeaj në rrjete sociale, shihet edhe Shemsi Prençi, kandidat i Primareve por që humbi garën për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit.
Pas humbjes së garës në Primare, duket se Premçi u është bashkëngjitur përçarësve të PD-së, që improvizojnë opozitën.
Alibeaj ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Bilbil Bajraktari.
“Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.
Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet.
Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari”, shkruan Alibeaj në rrjete sociale.