Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.
Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura.
Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari.
Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Familjet janë të përgjysmuara, e ato që kanë mbetur, janë të pashpresa.
Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz.