Dyrnjaja: Çarja e PD është aq e madhe sa nuk mbyllet me një drekë, Berisha tenton ta shesë si bashkim

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Denis Dyrnjaja, drekën mes deputetëve të grupimit të Sali Berishës dhe një pjese të atyre që njihen si të grupit “Alibeaj” gjatë së mërkurës, nuk e sheh si lajm.

Nga studio e MCN Live, ai tha se lajmi i djeshëm ishte menuja e ushqimit dhe gota e verës së Sali Berishës, por se nuk shkohet dot përtej menysë. Sipas tij, fakti që në drekë mungojnë tre figurat kryesore të pjesës tjetër të PD, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, është tregues.

Disa mund ta shohin si hapin e parë për bashkim, por në fakt është vetëm tentativa e Sali Berishës, për ta shitur si bashkim.

Kujtojmë se po afron 8 janari që e nisi me trazirë të madhe vitin për PD, dhe po mbyllet viti duke i gjetur po të përçarë.

Është një çarje aq e madhe sa zor të mbyllet me një drekë. Nuk është lajm i mirë që opozita është e ndarë, nuk ka axhendë politike.

Shpesh ka acarime, tensione, frustrim, edhe fyerje, ka dyshime të mëdha për bashkëpunim, të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën se i shërbejnë Edi Ramës, në një mënyrë ose jo.

Dreka e djeshme nuk është se do prodhojë ndonjë lajm, është një dëshirë e mirë.

Po të ishte këtu dikush nga opozita nga të dy krahët, do thoshin që po ka opozitë.

Zjarr Tv Ad