Kreshnik Spahiu shpërthen në akuza/ PD ishte krijesa e Ramiz Alisë për të mbrojtur komunistët shqiptarë…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike u krijua nga ish-diktatori, Ramiz Alia, për të mbrojtur komunistët pas ndërrimit të sistemit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Alia vendosi Sali Berishën në krye të PD-së, pasi ky i fundit kishte qenë ish-sekretar i Partisë Komuniste.
Sipas tij, 8 janari i këtij viti, ku pati përplasja të dy grupimeve në selinë blu, shënon edhe fundin e misionit të Partisë Demokratike.

“8 janari është dita zyrtare e fundit të misionit të turpshëm historik të Partisë Demokratike. Ajo parti tashmë e ka mbyllur misionin e saj të tranzicionit, si një krijesë e Ramiz Alisë dhe Partisë Komuniste.

Mendoj që zbulimi dhe krijesa më interesante e ish-diktatorit Ramiz Alia ka qenë formimi i Partisë Demokratike, si një mundësi, si një krijesë artificiale e pluralizmit politik në Shqipëri, duke vendosur dhe një nga komunistët më të besuar në krye të kësaj partie.

Ish-sekretarin e Partisë Komuniste të spitaleve, Sali Berishën, pas 25 viteve karrierë në Partinë Komuniste, Ramiza Alia, si një njeri aktiv, i cili e njohu egon e tij, bëri këmbimin paqësor të pushtetit, e çoi pushtetin në duar të sigurta, në duart e një komunisti, i cili pas 32 vitesh do e forconte ish-Partinë Komuniste, sot Partia Socialiste, për t’i dhënë fronin mbretëror në këtë vend.

Partia Socialiste është vazhdimi, është e njëjta, vetëm ka ndryshuar emrin. Partia Demokratike ishte zgjatimi, leva që do mundësonte një lloj pluralizmi fiktiv dhe do i garantonte forcimin, fëmijëve dhe nipërave të komunistëve shqiptarë.

Sot, fëmijët  dhe nipërat e komunistëve shqiptarë janë mëtë fortë se kurrë dhe Sali Berisha e ka mbyllur me sukses shkatërrimin e Partisë Demokratike”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad