‘2022, viti me më shumë protesta’, Qori: Njerëzve u ka ardhur në ‘majë të hundës’

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori thotë se viti 2022, është viti me më shumë protest në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qori u shpreh se zhvillimi i protestave është një lajm i keq, pasi tregon se njerëzit janë të pakënaqur e sipas tij, njerëzve u ka ardhur në ‘majë të hundës’, sidomos nga partitë politike.

Megjithatë, Qori e sheh si pozitive faktin që njerëzit reagojnë ndaj padrejtësive.

“Ndosha ky është viti me më shumë protesta, si numër. Ndoshta edhe sa i përket pjesëmarrjes, po të numërosh njerëzit që kanë marrë pjesë në protesta, përsëri duket një vit goxha i suksesshëm protestash. Mbaj mend protestat e pranverës, mars, prill ku dhjetëra, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protesta kundër rritjes së çmimeve dhe kundër keqqeverisjes së përgjithësi. Protestat janë lajm i keq dhe lajm i mirë njëkohësisht. Lajmi i keq tregon që njerëzit janë thellësisht të pakënaqur.

Në një shoqëri të lumtur, njerëzit nuk do kishin arsye që të protestonin masivisht. Por nga ana tjetër, janë lajm i mirë pasi tregon që qytetarët kanë vetëdije të lartë, duan të reagojnë ndaj padrejtësive, nuk i marrin gjërat si të dhëna një herë e përgjithmonë. Tregojnë se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga qeveria, nga qeverisja, por edhe nga sistemi partiak në tërësi. Kjo është arsyeja se përse në protestat e organizuara jashtë spektrit partiak, ka pasur mjaft pjesëmarrje”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad