Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Sally Yates pasi ajo refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Yates, e cila erdhi në detyrë në kohën e presidencës Obama, më herët kishte urdhëruar departamentin e drejtësisë të mos vinte në jetë vendimin e presidentit Trump.
Në vend të saj është emëruar tashmë Dana Boente, Bentei prokuror i Virxhinias.
Ai ka drejtuar departamentin për zbatimin e urdhrit të zotit Trump.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates ka “tradhëtuar” departamentin me mos zbatimin e urdhrit të Trump i cili ndalon përkohësisht hyrjen e shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane në SHBA.
Ajo ka tradhëtuar departamentin e drejtësisë duke refuzuar të zbatojë urdhrin e ligjshëm i hartuar me qëllim mbrojtjene qytarëve amerikanëë, thuhet në deklaratë.
Kurse prokurorja sally Yates shprehu dyshimin mbi ligjshmërinë e urdhrit të presidentit të ri.
Sa kohë jam në krye të kësaj detyre si Prokurore e Përgjithshme, departamenti i drejtësisë nuk do të paraqesë argument në mbështetje të urdhrit ekzekutiv, u shpreh ajo.
Ndërkohë qindra diplomatë dhe zyrtarë të huaj kanë hartuar një draft kundërshtimi për të kritikuar zyrtarisht urdhërin ekzekutiv të presidentit.
Sipas tyre kufizimet e emigracionit nuk do ta bëjnë më të sigurtë Amerikën nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të përçonte një mesazh të gabuar për botën myslimane.
Ndalimi i qytetarëve nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni ka shkaktuar nëj valë protestash në shumë vende amerikane dhe më gjerë në botë.///