Shiste cigare hashashi në gjimnaze, në pranga 18 vjeçari nga Shkodra

0
630
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohej se shiste cigare hashashi në gjimnaze. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Eduard M.
Mësohet se policia pasi kanë marrë informacione se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, 18 vjecari po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla, është organizuar duke e arrestuar menjëherë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad