Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka folur në lidhje me ngjarjen ku pastruesja grabiti qindra mijëra euro në banesën e së Alda Klosit, ish-zyrtare e Kryeministrisë.
Ai madje ka ngritur dyshime se 500 mijë euro nuk mund të mblidhen me një rrogë shteti.
“Kjo është çështje për prokurorë por po e gjykoj si fenomen. Pastruesja është një hajdute profesioniste, por dhe kjo tjetra që ka 500 mijë euro kështu i bie të jetë. Unë gjykoj se 500 mijë euro me rrogë shteti nuk mblidhen.
Kjo është një çështje që i duhet lënë prokurorisë dhe policisë. Ky është një akt i rëndë që tregon se korrupsioni është bërë mënyrë jetese, ka fituar qytetarinë. Pothuajse të gjithë e dinë nëpunësit e shtetit mbajnë me miliona lekë në shtëpiat e tyre. Gjithnjë ka pasur një shkallë të lartë korrupsioni në Shqipëri, kjo edhe për arsye të varfërisë, izolimit, mos mësimit me një adminsitratë moderne por kjo dekadë e fundit ka pasur një lloj përshkallëzimi”, tha Shehu për “Ora news”.