Plas keq në PD/ Përçahet grupi i Alibeaj: Flutura Açka reagon ashpër ndaj Alibeajt pas vendimit për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar
Deputetja Flutura Açka ka reaguar e revoltuar pas vendimit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e deputetëve Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka e konsideron këtë veprim si “marrëzi të vogëlsisë” teksa shtron pyetjen nëse “a janë në metro?”.
Sipas deputets demokrate, Bylykbashi, Shehaj, Shehu dhe Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.
“Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar” shkruan Açka.