Avokati i PD bën deklaratën e fortë: Ja pse do të dështojë Berisha për kapjen e Grupit Parlamentar të PD-së…

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ervin Salianji ka nisur një lëvizje brenda grupit parlamentar të PD-së që synon të marrë kryesimin e tij, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn. Salianji tha se “kjo ishte një përpjekje për të unifikuar grupin dhe PD para zgjedhjeve lokale, pas shpërdorimit të rëndë të funksionit nga Alibeaj”.

Pas kësaj lëvizjeje të Salianjit ka ardhur dhe një reagim nga avokati Besart Logu, i cili shprehet se ky është episodi i rradhës i Berishës që kërkon të trazojë ujërat në PD edhe kësaj rradhe nuk do t’ia dalë.Sipas Logut këto përpjekje të dështuara nga njerëz të dëshpëruar dhe me probleme me ligjin.

Reagimi
“Salianji kreu i grupit parlamentar”, ky është episodi i rradhës i Berishës që kërkon të trazojë ujërat në PD. Si gjithmonë, edhe kësaj rradhe nuk do t’ia dalë.

Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar funksionojnë në normalitet, madje janë të unifikuar. Nuk kemi ndonjë realitet të ri që Salianji të ndërmarrë nisma “personale” me qëllimin e “mirë” të bashkojë PD. Bashkimi i demokratëve nuk kalon përmes non gratave, aq më keq nga Dvorani.

Këto nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dështuara nga njerëz të dëshpëruar dhe me probleme me ligjin. Edhe kjo do të kalojë.

Zjarr Tv Ad