Robert Aliaj tregon gënjeshtrën e të birit në Big Brother VIP Albania: Ai ka nevojë për femra jo për silikon…

0
1161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që në hyrjen e tij, Kristin Dragot tregoi se jashtë e priste e dashura dhe se me të kishte kijuar një lidhje serioze, ndaj nuk ishte i hapur për të krijuar ndonjë romancë dashurie brenda mureve të shtëpisë së BBV.

Deklaratë kjo e cila tërhoqi jo vetëm vëmendjen e vajzave që janë bërë tashmë pjesë e lojës, por edhe e publikut më gjerë.

Padyshim, që nuk kishte si të mungonte edhe një koment nga ana e të atit, Robert Aliaj i cili tha se kjo është një gënjeshtër nga ana e Kristit si një lloj strategjie e përdorur brenda shtëpisë së BBV.

“Edhe pse Kristi me kaq sa di unë nuk është se ka ndonjë lidhje serioze, sepse pak a shumë i di të gjitha se e kam si shok. Unë e vlerësova këtë gjë, sepse kur ai e pa se nuk kishte ndonjërën aty p.sh që mund t’i shkonte për shtat, Kristi tha që unë jam i lidhur. Kjo ishte një strategji e paparë për të refuzuar ato që duken si femra. Dhe kjo ishte e nevojshme ,ai ka nevojë për femra jo për silikon”.

Zjarr Tv Ad