“Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha”, deputeti demokrat: Palët lart eksitohen duke …

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se bashkimin e demokraëve e ka në dorë Sali Berisha. Gjatë një interviste për News 24, ai thotë se analiza për çfarë po ndodh në PD nuk duhet të nisë nga përjashtimi i fundit i katër deputetëve, por nga çfarë ndodhi pas humbjes së 25 prillit.

A bashkohet PD me përjashtime?

Jo. Por analizën nuk mund ta nisim para dy ditësh, por që pas 25 prillit. Janë shumë gjëra që kanë ndodhur nga ajo kohë dhe kanë sjellë pasoja. Palët lart eksitohen duke sharë njeri- tjetrin, ndërkohë që këtë energji duhet ta përdorin kundër kundërshtarit politik.

Përjashtimet po i bën Alibeaj…

Këto janë të korrigjueshme. Edhe nëse kthehen katër deputetët, a zgjidhet problemi? Jo, nuk zgjidhet. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë racionale. Siç ishte dreka që u bë në fundviti.

Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha?

Pa diskutim që ai e ka. Berisha ka bërë pakte të mëdha me Nanon e Ramën dhe nuk bën dot pakt me “fëmijët e tij” politikë? Nëse shkojmë në 14 maj të ndarë, fiton Rama dhe PS. Unë nuk jam dakord me këtë qasje dhe kam bërë zgjedhjen time: në zonën time elektorale do të mbështes kandidatët që kanë dalë nga Primaret. Unë e kam bërë zgjedhjen, por prapë kam mendimet e mia për mënyrën se si duhet të bëhen punët në PD.

Zjarr Tv Ad