Denis Dyrnjaja: Nëse Spriopali fiton Shkodrën, i merr postin Taulant Ballës ose Lindita Nikollës! Po e sponsorizon Rama

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Denis Dyrnjaja, ka deklaruar se Bashkia e Shkodrës nuk do të jetë vetëm një luftë e madhe mes pushtetit dhe opozitës, por do të ketë rëndësi të madhe edhe për betejat që zhvillohen brenda PS-së.

Sipas gazetarit, që ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Spiropali do t’i zërë vendin Taulant Ballës, si kryetare e grupit parlamentar të PS, ose Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, nëse do të marrë rezultat pozitiv në Shkodër, ku po punon dhe lobon shumë fortë.

“Kjo foto e Ramës me Agron Çelën, na kujton një tjetër pasazh, videon e famshme ku Rama ftonte zotin Naço, thoshte “ku je o burrë se na shkatërrove fare?!”.  Mendoj se vallja është e re, por avazi është i vjetër.

Ndërsa shihja këtë valle (të Spiropalit dhe Agron Çelës), mendoj se kjo valle me siguri do të ketë rezultat dhe ai është politik. Unë besoj se Partia Socialiste do ta fitojë Shkodrën. Edi Rama po sponsorizon Elisa Spiropalin për kryetare të grupit parlamentar ose kryetare të Kuvendit.

Ka një luftë të brendshme dhe në PS. Deri tani Belind Balluku është më e suksesshmja. Ndëra Spiropali mund të marrë një nga këto dy poste, nëse fiton Shkodrën.

Me këtë rast, Rama spastron edhe eskortën e vjetër politike, që përfliten për skandale”, deklaroi Dyrnjaja.

Zjarr Tv Ad