Tupja shpërthen i revoltuar dhe kritikon LIVE në emision ministren e Arsimit: Kushi mund të bëhet “di-Kushi” ose “as-Kushi”…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon u diskutua për gabimet dhe deformimet që po i bëhen gjuhës shqipe.

Shumë i indinjuar ishte profesori i njohur, Edmond Tupja, sipas të cilit gjuha shqipe po “përdhunohet” çdo ditë.

Tupja nuk ngurroi të merrte një sërë shembujsh, fjala “taxi” në vend të “taksi”, fjala “suport” në vend të “mbështetje”, por bëri edhe një “tërheqje veshi” për ministren e arsimit Evis Kushi dhe kryeministrin Rama.

“Kushi” mund të bëhet “di-Kushi” ose “As-kushi”, pas ca kohësh”, u shpreh Tupja.

“Edhe Rama që e mban veten për dashnor të gjuhës shqipe kishte thënë diku ‘kjo s’ bën sens’”, tha Tupja.

Zjarr Tv Ad