Kostandin Luçi: Shqipëria e Big Brother-izuar nga koka te këmbët

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Kostandin Luçi nuk ka zgjedhur të qëndrojë indiferent ndaj fenomenit “Big Brother” që ka përfshirë shoqërinë. Edhe pse kundra rrymës Luçi ngre zërin dhe i bën thirrje televizioneve të mos promovojnë këto modele të turpshme.

Nga: Kostandin Luçi

Kush mund ta ndalojë këtë çmenduri? A ka nevojë për këtë emision Shqipëria? Çfarë kopjojmë: gjithçka të keqe dhe asgjë të mirë? Në një epokë ku kombet e tjera po shkojnë në hënë, duke ndërtuar makina elektrike, duke ndërtuar robotë, etj, rinia shqiptare po kthehet në një turp! Kur pornografia miratohet hapur dhe shfaqet në një TV kombëtar, AMA vazhdon ta shikojë këtë dhe thjesht nuk bën asgjë për të ndaluar këtë marrëzi.

Pse duhet te hesht, kur këto emisione poshtëruese përdhosin punën e ndershme. Pse duhet të hesht kur mendje të vogla, shiten si modele të kësaj shoqërie. Shqipëria është në fakt në nevojë të madhe për t’u çliruar nga ç’do lloj injorance.

Në një shoqëri ku protesta për Big Brother ka më shumë vlerë sesa protesta për ç’do të drejtë bazike, tregon dhe një herë, batakun ku është zhytur kjo shoqëri e cila ka humbur ç’do lloj vlere normale dhe morale. Big Brother po injekton pasivitetin dhe injorancën tek njerëzit dhe asgjë më tepër, por që fatkeqësisht vazhdojnë që ta ndjekin gjithmonë dhe më shumë. Është marrëzi që pjesëmarrësit në këtë shfaqje të çmendur të hedhin poshtë të ardhmen e tyre për disa para dhe pak “famë”.

Por më e rëndë është për shoqërinë e cila vazhdon që ti ndjeki dhe madje ti diskutojë, dhe madje të protestojë për to. Por fatkeqësisht kjo shoqëri nuk mund të protestojë për të drejtat bazike të tyre, sepe kjo është shumë për ta. Kjo është Shqipëria e Big Brotherizuar nga koka te këmbët.
Sinqerisht, emisione si Big Brother apo Përputhen kanë bëre një kancer për këtë shoqëri. Si arriti deri në këtë pikë Shqipëria? A është kjo pjesë e vlerave apo trashëgimisë së këtij vendi?

Zjarr Tv Ad