Tërmetet nuk mund të parashikohen por duhen marrë disa masa per menaxhimin e pasojave të tyre duke qenë se ne jemi në një zonë sizmike. Në vendin tonë pasojat nga tërmetet kushtojnë shumë. Duke u nisur nga përvoja që kaluam në nëntor te vitin 2019 mund të themi se Shqipëria ka kapacitete të kufizuara për të arritur ndërtimin e plotë të dëmeve brenda një kohe të shkurtër.
Çfarë mendon gjeografja Blerta Avdia për situatën e tërmeteve në vendin tonë, në një intervistë ekskluzive në Zjarr TV.
“Ne jemi një zonë sizmike ku historikisht kane rëne tërmete duke sjelle pervec katastrofave natyrore edhe katastrofa njerëzore.
Frika jonë më e madhe është shembja e ndërtesave, pasi shumë prej tyre në projektin e ndërtimit nuk kanë marrë parasysh koeficientin e sizmicitetit. Siç e pamë në tërmetin e 26 nëntorit.
Ne e dimë që duhet të kemi në konsideratë gjatë ndërtimeve një koeficient të sizmiciteti të cilin duhet ta ketë ndërtesa, por kjo e humbi rëndësinë me rritjen e ndërtimeve pas viteve 90.
Gjithashtu duhet të dimë se nuk mund të ndërtohet kudo. Më përpara qytetet kanë patur të ndarë tokën ku ndërtohej, toka bujqësore dhe tokën që nuk mund të përdorej siç janë tokat e kënetave.
Është njëlloj sikur në një rrëzë mali ku bien ortekë të ndrërtosh një shkollë. A kthehet kjo në një katatrofë njerëzore?
Pra, menaxhimi i tërmeteve është organizimi dhe menaxhimi i burimeve dhe përgjegjësive për trajtimin e të gjitha aspekteve humanitare të emergjencave. Qëllimi është të zvogëlohen efektet e dëmshme të rreziqeve. Menaxhimi i tërmeteve përfshin hapa nga reduktimi i rrezikut para tërmetit deri në rikuperimin pas tërmetit.
Përsa i përket çështjes së panikut gjatë tërmeteve, ne si shoqëri reagojmë në këtë formë pasi duhet të edukohemi për të menaxhuar panikun. Siç është edukimi mjedisor në shkolla duhet të futet edhe edukimi mbi katastrofat natyrore”- u shpreh ajo.
Intervistoi: Fationa Molla