E quajti “inteligjente”/ Ja si i përgjigjet Beatrix- Luizit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

Gjatë një bisede me Bjordin ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që ka reagar nga personazhet e përmendura është Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka ndarë si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

Pas kësaj Trixa ka postuar edhe një story ku shkruan:

Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

E quajti “inteligjente”, Beatrix i përgjigjet Luizit me

Nga ana tjetër më herët gjatë ditës së sotme në një bisedë me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur edhe për humbjen e të atit dy vite më parë.

Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.

“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”– tha Luizi.

Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa rrëfen që e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti se nuk ka qenë aty pranë tij në momentet e fundit.

Zjarr Tv Ad