“Këtë dolli e kam për ty”/ Luiz Ejlli e përshëndeti brenda “BigBrother”, Sali Berisha bën komentin epik për këngëtarin

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshoë-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha.

I ftuar në një intervistë televizive, Berisha falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të.

Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad