U kthye nga Madridi pa zemër, ja historia e trishtë e Shqiptarit që i hoqën zemrën në Spanjë, e motra protestë…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Saimir Sula i riu që u nis në Spanjë për kurim nga Covid dhe u kthye i vdekur është bërë arsyeja e shumë protestave nga motra e tij, e cila kërkon drejtësi për vëllain e saj.

Pasditen e sotme, Majlinda Sula, ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë ku ka kërkuar shteti Shqiptar hetimin e kësaj ngjarje të rëndë pasi ajo dyshon se spitali në Madrid ku ishte shtruar vëllai i saj i ka marrë atij zemrën për t’ja trafikuar.

Për shumë kohë ajo ka kërkuar një ADN të zemrës tij por spitali nuk pranon të japi një të tillë pasi nuk e ka zemrën.

Ajo gjithshtu thotë me bindje se zemrën ja kanë marrë vëllait të saj dhe para se ai të gjente vdekjen e ka telefonuar dhe e ka thirrur për ndihmë.

“Është shumë e çudtishme që për 30 muaj as shteti jonë as spanjoll nuk ka bërë asnjë lloj hetimi. Nuk mund të kërkosh ADN e një zemre të bëhet në Spanjë kur ti akuzon për trafikim organesh”, ka thënë ajo.

Zjarr Tv Ad