Dumani dhe dy të penduar të tjerë trondisin botën e krimit/ Kush e porositi vrasjen e prokurorit

0
438
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuredin Dumani dhe dy të tjerë të penduar të drejtësisë, kanë zbardhur atentatin e tri viteve më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Kujtojmë se me 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, është bërë atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa udhëtonte me makinën tip ‘Benz’ me targë AA 333 ZD, i shoqëruar  nga Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili humbi jetën.

Nën akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili dhe pas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim edhe të tjerë persona.

Nuredin Dumani dhe dy të tjerë, raportohet se kanë dhënë dëshmi me prova, rreth personave të përfshirë në këtë krim.

Zjarr Tv Ad