Lajmi Fundit/ Çështja McGonigal, SPAK nis hetimet pas kërkesës së deputetit të PD

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për çështjen e McGonigal, ish-zyrtarit të FBI të lidhur me kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi i ka kërkuar SPAK të nis hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publik, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

Kërkesa e deputetit ka vënë në lëvizje SPAK. Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Kujtojmë se që ditën që u arrestua ish-agjenti i FBI në vendin tonë është krijuar një zhurmë e madhe politike, pasi opozita thotë se McGonigal i ndikuar nga këshilltarët e afërt me Ramën, dyshohet se ka ndikuar për hetimin e Nik Muzit, i cili akuzohej për paratë rusë të PD në vitin 2017.

Zjarr Tv Ad