Hyrja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” ka sjellë në vëmendje të publikut edhe histori të shkuara të aktores siç është lidhje me ish banorin e Big Brother, Olsin.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurent.
Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.
Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në BBV ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.
Menjëherë reagoi Olta Gixhari e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.
Pjesë nga diskutimi:
Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marëdhënie se… Noçja me atë Olsin
Olta: Mos përmend emra
Luiz: Ka dalë publike
Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë
Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di
Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë….
Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit. Gjithashtu Olsi ka qënë më parë në një lidhje edhe me Olta Gixharin.