Njerëzit duken të shokuar. Mos qeshni kur lexoni! Mos u tallni, kur s’kuptoni. Ajo tashmë është në aksion. Evi Kokalari, Evis Kokalari, Evi Angelakis, tani zyrtarisht ka shpallur partinë e saj.
Edhe pse fillimisht, tha se nuk do të bënte parti, më pas tha do bëj parti. Do ikte me 40 mijë petritat e saj. Evi shpalli fitoren e madhe. Evi shpalli partinë e saj të madhe.
Por, më pas kur iu bë lajm tha, se nuk ishte e vërtetë, kishte vetëm një fjalë, ndërsa dje e ka vendosur. Tani do kemi dhe partinë e Evi Kokalarit që në një sondazh që ne bëmë tek CNA dolën mbi 20 % e njerëzve që e mbështesnin.
Në fakt shifër surprizuese ështrë të hyjë në zgjedhje dhe ta shohim sa i vlen lëkura.
Në fakt, Evi Kokalari der për zgjedhje nuk dihet se çfarë ndodh, pasi deri tani 5 herë është tërhequr nga politika aktive shqiptare, 5 herë ka hyrë.
Nuk e di e shkreta çfarë të bëjë, se tashmë ka filluar dhe nuk e marrin më seriozisht, sepse dikur ngaqë nuk e njihnin e merrnin dhe seriozisht të shkretën, por tani ajo ka shpallur partinë e saj.
Por, nuk mjafton ta shpallësh vetëm në Facebook. Duhet të shkosh ta regjistrosh, të marrësh zyrat , partia ka kosto, të shohim ku do ti gjejë financimet, burimnet e të ardhurave. Nuk e dimë a do ta regjistrojë apo jo, por me shumë gjasa ajo do të bëjë partinë e saj.
Sepse edhe në SHBA nuk ka deklaruar lobimin që bëri në Shqipëri dhe pagesat që ka marrë, që nga hotelet që ka fjetur, shpenzimet që ka kryer.
Por, kjo është një tjetër histori që i përket asaj dhe PD-së, apo Sali Berishës që e morën dhe e përdorën.
Ka të drejtë. kur thotë që e kanë marrë dhe e kanë hedhur. Në fakt nuk është hedhje, por e kanë mënjanuar, pasi e kuptuan se në çfarë derexheje ishte. Por tani ndodhi. Do kemi një parti të re konservatore.
Për këto arsye ajo do të bëjë partinë konservatore ku pritet që të ketë një reagim serioz edhe Arjan Hasimi i cili nga një kritik i madh i Evi Kokalarit, pritet të jetë mbështetësi më kryesor i partisë së saj dhe do të luftojë deri ditën e fundit që Evi Kokalari të ketë në kuti vetëm votën e saj dhe kryetarit të partisë së saj, asnjëri tjetër.
Kjo do të ishte fitorja më e madhe e Arjan Asimit dhe Partisë Konservatore të Evi Kokalarit.
Të presim çfarë do të ndodhë sepse Evi është e surprizave, e të papriturave, e çudirave pasi edhe mund të mos e regjistrojë partinë fare .
Ndoshta, këto i ka nga ato presionet e saj të bukura në rrjetet sociale, duke ndenjur në krevat, s’ka me çfarë të merret dhe nga inati fillon shan njerëz apo shpall parti. Ditë më të mira do të vijën me Evi Kokalarin siçishin ditët e bukura me Lulzim Bashën.
Burimi:CNA.al