Nga Fatjona Bato
Kjo është një protestë për ata që ndjejnë se janë trajtuar si të mefshët e budallenj gjatë gjithë këtyre viteve nga qeverisja mavi.
E drejta për të protestuar është thelbësore në një demokraci. Është një mjet që njerëzit të shprehin pakënaqësinë me situatat aktuale dhe të parashtrojnë kërkesa për ndryshime sociale, politike dhe ekonomike.
Demonstratat dhe marshimet publike ne vendin tone tregojnë se ka pakënaqësi nga qeverisja e vendit. Pakënaqësi që fillojnë nga shërbimet publike, rritja e çmimeve, dëshirë e lartë për të braktisur vendin etj.
Nuk po ndalem në situatat e krijuara se fundmi, e kam fjalën për skandalet e njepasnjëshme lakohet emir i qeverisë, e drejtë kjo apo e gabuar, me faj apo pa faj ende nuk ka nje përfundim nga autoritetet, por pse duhet që Shqipëria të jetë në listat më të zeza të mundshme?
Rrjedhja e te dhënave personale.
Rrjedhja e listës së pagave.
Rrjedhja e targave te makinave.
Korrupsioni i shekullit me inceneratorët.
Mbyllja e gjykatave në rrethe
Paratë e “shtetit” në shtepinë e pastrueses
Emigrimi i popullsisë sidomos i të rinjve për të zbrazur vendin
Punonjësit e administrates, dele që bëjnë like, të komentojnë “bravo” kryeministrin, ministrat apo institucionin ku punojnë.
Të mos harrojmë edhe mikun “Gogol”
Ata që janë në pushtet përpiqen t’i injorojnë protestat, por nëse ka mjaft protestues, atëherë ata do të ndjejnë nevojën të nxjerrin arsyet pse të gjithë protestuesit e kanë gabim. Pikërisht atëherë fillon debati dhe bëhet i mundur argumenti.
Probem eshte se njerezit e kane humbur besimin tek protestat, ç’ka do te thote se nuk ka me shprese dhe kjo eshte e dhimbshme. Gjithsesi ngjarjet politike janë të paparashikueshme.
Nuk po flasim për shpikjen e raketave bërthamore, por po flasim për ndjenjen e të qënit të vjedhur, inferior dhë të pallogaritshëm në të gjithë këtë larmishmëri skandalesh luksoze që po degjojmë. Teorikisht e thash me sipër së cfarë presim në nga një protestë por praktikisht edhe kjo do te zbehet si të tjera, mendoj unë.