Ai do të vijë posaçërisht për Luizin, që ka përparuar shumë deri tani në lojën e tij në “Big Brother VIP”.
U fol se Bled Mane, i futur në shtëpi të martën e kaluar do të ishte kundërshtari kryesor i artistit, mirëpo jemi gabuar.
Burimet tona tregojnë se Albano Bogdo është një ndër personazhet më të fortë që do të shohë ndonjëherë ky edicion, që do të guxojë të përballet me Ejllin duke u bërë banori më i ri i shtëpisë.
Ai do të bëhet pjesë e lojës mbrëmjen e nesërme pas mesnate, si surpriza që do të trazojë ujërat e lojës.
Me bindjen se me stilin e tij prej “Cowboy”, Albano do të rrëmbejë zemrat e publikut, produksioni nuk ka ngurruar ta bëjë pjesë të emisionit.
A do t’ia rrëmbejë çmimin nga duart Luizit? Mbetet për t’u parë!
Gjithashtu Albano Bogdo është kontaktuar edhe më parë nga motrat Hoxha dhe Eduart Grifshaj por ka refuzuar pasi nuk i pëlqen formati.
Të shtunën do shikojmë nëse realisht Albano do bëhet banor i Big Brother apo është një tjetër emër që qarkullon në media për disa klikime më shumë.