Kostot e projekteve në Shqipëri rriten me 100%, si “avullojnë” rrugëve 9.7 miliardë euro investime

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 2014-2022, qeveria ka injektuar nga buxheti i shtetit në ekonomi 1,1 trilion lekë (9,7 miliardë euro) në formën e investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative, por shpesh eficenca e tyre është e diskutueshme. Studimet e FMN-së tregojnë se në vendet si Shqipëria ka një hendek mbi 50% ndërmjet shumës që qeveria jep në formën e investimit dhe produktit final. Rastet e zbuluara (inceneratorët) tregojnë se ky hendek është 90% në disa raste. Si po i zbeh korrupsioni rezultatet e investimeve dhe si po ndikon negativisht në mirëqenien e popullatës. Transparency International gjen 8 raste korrupsioni të nivelit të lartë në Shqipëri, kryesojnë inceneratorët dhe PPP në shëndetësi.

Nga viti 2014 deri në fund të vitit 2022, qeveria e Shqipërisë nëpërmjet buxhetit të shtetit ka injektuar në ekonominë e vendit 1,1 trilionë lekë (9,7 miliardë euro) në formën e investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative, referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Këto dy zëra, sipas përcaktimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësojnë investimet që shteti kryen në ekonomi, duke ndërtuar dhe duke mirëmbajtur asetet fizike ose teknologjike që e zhvillojnë ekonominë.

Po sipas FMN, mënyra për të matur më saktë nëse po shpenzon si duhet qeveria janë rezultatet që ato sjellin, p.sh. të ardhurat për frymë të popullatës, përmirësimi i sistemeve shëndetësore, arsimore, infrastrukturës rrugore, ujë të pijshëm me kosto të ulët etj. FMN udhëzon se, qeveritë me buxhetet e tyre janë një operator i madh në ekonomi dhe nëpërmjet investimeve kapitale ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit.

P.sh. nga viti 2014 në vitin 2022, qeveria ka injektuar në ekonomi, nëpërmjet investimeve operative dhe kapitale, mbi 9,7 miliardë euro, por PBB-ja e vendit është shtuar gjatë kësaj periudhe me vetëm 3.4 miliardë euro, ndërsa borxhi publik, nga ana tjetër, është rritur me po 3 miliardë euro.

Studimet e FMN për eficiencën e investimeve publike tregojnë se në vende si Shqipëria, ka një hendek rreth 50% ndërmjet shumës që qeveria jep në formën e investimit dhe produktit final (shiko “Getting the Most from Public investment”).

Pano Soko, ekonomist, i cili më parë ka punuar në programimin e buxhetit, tha se në fillim të viteve 2000, sasia e abuzimit apo ryshfetit brenda vlerës së një shpenzimi apo investimi qeveritar filloi të rritej nga “10 përqindëshi”, i cili më pas u bë 20% e me radhë.

“Sot, bazuar në raportet e KLSH-së dhe krahasimeve empirike, korrupsioni zë mesatarisht 30-50% të veprave apo shërbimeve të tenderuara ku abuzohet. Por në raste të veçanta abuzimi shkon edhe 70-80% apo dhe 90% të vlerës. Pra nëse vlera e një tenderi ku abuzohet është 100 lekë, abuzimi zë mesatarisht 30-50 lekë”, – tha Soko.

Ministria e Financave sqaroi se gjatë zbatimit të buxhetit monitorohen në mënyrë sistematike ecuria financiare e projekteve, problematikat që mund të ndikojnë ecurinë dhe arritjen e treguesve të performancës.

Më tej dikasteri sqaroi se, në zbatim të përcaktimeve ligjore, ndërmerr hapa të mëtejshëm në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për projektet në rialokimin e fondeve në kuadër të mirëmenaxhimit të fondeve buxhetore.

Zjarr Tv Ad