Erion Veliaj ironizon Berishën dhe Këlliçin: Ju pres në zyrë më 15 Maj …

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin e PD për kryeqytetin, Belind Këlliçi, për ndalesën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se e fton më 15 Maj në zyrën e tij për ta falenderuar për garën, duke pretenduar se kryeqyteti do u mbetet socialistëve.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”, shkruan Veliaj.

Me herët, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, Belind Këlliçi foli si kryebashkiak dhe mirëpriti simpatizantët në Tiranë. Ndërkohë, Berisha gjatë marshimit u ndal para derës së Bashkisë dhe sulmoi Veliajn.

“Në këtë zyrë është një nga hajdutët më të shpifur, më të neveritshëm që ka patur kryeqyteti ndonjëherë. Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, i pafytyrë, vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë”, u shpreh Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad