Habit Gjergj Luca, në një mendje me Berishën:Kthehuni se pagat do të rriten

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipërmarrësi dhe bizesmeni Gjergj Luca, ditën e sotme, ka shpërndar në rrjetet sociale një video-mesazh, ku në krahë të tij ndodhet ambasadori i Egjiptit në Tiranë Mohamed Heider. Gjergj Luca, i drejtohet rinisë shqiptare që të kthehet në atdhe, sepse vetëm ata mund t’i dalin zot vendit të tyre.

Pjesë nga fjala e tij në video-mesazh:

Edhe një gjë miq. Jemi vend i mirë, jemi vend i bukur, jemi vend me shpirt të madh. Dhe faleminderit Zotit dhe rrogat do na shtohen këto dy vitet e ardhshëm, do na bëhen si fqinjët tanë.  Dhe miq kthehuni! Kthehuni se kjo është Parajsa e Zotit. Kthehuni ta ndërtojmë Shqipërinë që të gjithë bashkë.

Linku i videos:

Të njëjtën gjë tha edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme u shprehë se pas përmbysjes së këtij regjimi rrogat do të dyfishohen.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës në protestë:

Pas përmbysjes së këtij regjimi do të jetë dyfishimi i rrogave, minimumi jetik për çdo shqiptar sa rroga minimale, do të jetë përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerë dhe subvencion, rikthimin i çmimit të energjisë në 7 lekë për familjarë dhe 6 lekë për biznese, do të jetë përgjysmimi i taksave për naftën, zero tolerancë ndaj bandave dhe krimit.

Linku i videos:

Zjarr Tv Ad