Alda Klosi kërkon lirinë në Apel: Kam dy fëmijë të mitur, duhet të kujdesem për nënën e verbër

0
697
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.
Klosi nëpërmjet avokatit të saj, Ilirjan Muho ka dorëzuar sot ankimin në Shkallën e Dytë, ku kërkon lirinë me argumetin se ka dy fëmijë të mitur.

Gjithashtu në kërkesën për liri thuhet se ajo ka nën kujdestari nënën, e cila është e verbër. Kujtojmë që Klosi është arrestuar disa ditë më parë pasi akuzohet për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Klosi u prangos pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.

Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.

Zjarr Tv Ad