Mbrëmjen e djeshme (17 mars) përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.
“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo. “Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes të tjerash Fifi.
Duke sulmuar keshtu hapur Lori Hoxhen e cila eshte edhe drejtuesja krijuesja e BBV Albania. Fif ka qene shume e pakenaqur me produksionin dhe sjelljen e tyre shume “agresive” sipas saj ndaj banoreve.
Kjo nuk eshte hera e para qe Fifi sulmon produksionin e BBV Albania, ajo ska nguruar qe ne shume dalje te saj te nxjerre sekrete te erreta per produksionin duke e sulmuar here pas here.