Arben Ahmetaj drejt arrestimit? Gazetari Hoxha zbulon detaje të bujshme nga dosja e ish-ministrit

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gazetari Poli Hoxha thotë se për ish zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj do të vijnë 5 letër porosi nga shtete të ndryshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se letërporositë kanë të bëjnë me pastrim parash dhe jo konkretisht me inceneratorët. Sipas Hoxhës, që nga ardhja e Altin Dumanit në SPAK, ky institucion po përdor metodologjinë; ndjek paranë dhe më pas sheh detyrat që ka pasur një zyrtar i caktuar si dhe firmat që ka hedhur.





“Janë konfirmuar, po vijnë 5 letërporosi. Kemi nga Austria, nga Qipro, kemi nga 5 shtete. Po sjellin përgjigjet sepse edhe kërkesa e SPAK-ut nuk është për inceneratorët, por për pastrim të produkteve kriminale, pra pastrim parash, në dijeninë time. SPAK-u, që nga ardhja e Dumanit ka filluar një strategji tjetër dhe kjo po përdoret për të gjithë. Po kalon me metodologjinë amerikane’ ndiq paranë.

Po kalon në fillim të verifikimeve të pasurive, pastaj shkohet te detyra që ka pasur, te firmat që ka dhënë, te përfshirjet në afera. Priten përgjigje për të gjitha, ku ka fjetur me kartën e Klodian Zotos, udhëtimet që ka bërë dhe disa çështje të tjera”, theksoi ai.





Zjarr Tv Ad