Nuk deklaroi dënimin në Greqi, Balla ‘mbron’ Qerim Ismailjan dhe shokon me deklaratën: Nuk ka ndalim, do të jetë kandidati…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, pas mbledhjes së kryesisë nga gazetarët është pyetur për rasin e kryebashkiakut të Krujës që u paraqit në SPAK si dhe kandidatin e Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili nuk deklaroi dënimin në Greqi.

Ai tha se për Ismailajn nuk ka një dënim dhe kjo nuk e pengon që të kandidojë. I të njejtit mendim ishte edhe për Artur Bushin e Krujës.





Balla: E para ka të bëjë me një pakt që reforma në drejtësi është një nga më të rëndësishmet që PS ka marrë në qeverisjen e vet. Kemi ardhur me angazhimin që duhet të ndryshojmë marrëdhënien e drejtësisë, me parimin se para drejtësisë duhet të jemi të gjithë të barabartë. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Nëse do të hidhni një sy Italisë dhe të bëni një kërkim në Google, ‘arrestato’, kjo nuk ka nevojë për asnjë koment, dhe 2 vite më parë janë arrestuar në spak për probleme me drejtësinë, ne do mbajmë të njëjtin qëndrim. PS nuk është zyrë avokatie për asnjë.





PS ka vendosur një standart që uroj dhe ta sygjeroj që ta kenë të gjithë. Kryetari i bashkisë së Mallakastrës nuk ka asnjë dënim që ta ndalojë që të kandidojë. Nuk ka asnjë ndalim, do jetë kandidati ynë.

Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje, sipas jush nëse shkon në SPAK do të thotë të mos kandidosh më.





Zjarr Tv Ad