Edhe pse jemi në vitin 2023 ku paragjykimet për origjinën, racën dhe besimin fetar thuhet se janë rrafshuar, ka akoma raste ku shqiptarët në diasporë hezitojnë të tregojnë haptas prejardhjen e tyre.
I tillë është rasti i fundit në Greqi, me një konkurrente shqiptare në një emision mode në televizionin Skai. Bëhet fjalë për Emilia Vodos.
Teksa u pyet nga juria e emisionit se nga vjen, ajo u shtang dhe tentoi të mos përgjigjej.
Më pas me inistimin e jurisë ajo tha se është “nga kudo” dhe në fund tha se është nga Pirea. Siç duket edhe nga video situata në studio është shumë e sikletshme.
Video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar negativisht sjelljen e Emilias.
Kujtojmë se në fillimet e karrierës së saj edhe këngëtarja shqiptare Eleni Fureira ka mohuar origjinën nga Fieri për shkak të racizmit dhe bullizmit që i bënin në shkollë.