Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një deklaratë për moderatoren Arbana Osmani rreth diçkaje të ndodhur vite më parë.
Duke folur për fillimet e karrierës së saj, Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 personave. Por, sipas gazetares, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” edhe pse ajo e kishte fituar audicionin. Dasara sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë tani është fakti se Arbana ka deklaruar vitin e kaluar në “BBV1”, se është shpallur ajo fituese e audicionit ku konkurruan 300 persona.
“Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo. Fitoi me mik.
Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi, kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha.
Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përrallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”, tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.”