Pak ditë më parë, teksa komentonte përplasjen virale të Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit, Blendi Salaj tha se Konomi e ka ëndërr që të jetë në rolin e opinionistit në Big Brother Vip.
Mesa duket këto fjalë kanë shkuar dhe në veshin e Arjanit i cili ka reaguar së fundmi dhe ka dy fjalë për Blendin dhe të gjithë ata të cilët pyesin veten se pse ai ka zgjedhur për të qenë opinionisti i Përputhen dhe jo i Big Brother Vip.
“Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rithirrën edhe një herë mua për të qenë opinionist”, tha Arjani.
Gjithashtu ai tregoi se në startimet e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në Përputhen është shumë herë më e lartë se ajo që mund të merrte në Big Brother Vip.
Linku i videos:
https://www.instagram.com/reel/Cp-p1g0glaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ab6b9c63-4246-4954-b77b-407ccbb16c03