Për Safet Gjicin dita e sotme është një ditë zie. Presidenti i Nderit i skuadrës së Kukësit ka humbur vëllain e tij të madh, Ramazan Gjici. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjici nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Lajmërim Me hidhërim te thellë njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tim të dashur Ramazan Nebi Gjici. Varrimi do të zhvillohet diten e sotme e martë, në orën 14:00 pranë varrezave në Tufinë. Familja Gjici’, ka shkruar Gjici.
Gjithashtu edhe klubi i Kukësit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllimet familjes Gjici për humbjen e njeriut të dashur të tyre.
“Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të madh tyre z.Ramazan Gjici
Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij”, ka shkruar klubi verilindor.