Nga muzika tallava e fushatës së Ramës te ‘bashkëjetesa’ Berisha-Meta me koalicionin, Artan Fuga: Asnjë dobi politike!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku i njohur, Artan Fuga ka analizuar fushatën elektorale si dhe kandidaturat sa i takon zgjedhjeve të 14 majit. Si një ekspert i komunikimit, Fuga analizoi nisjen e fushatës politike nga partitë në garë, ndërsa u ndal pak edhe tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste për të shoqëruar këtë proces.

Fuga tha në News24 se në Shqipëri nisja e fushatës politike në formë feste ka mbetur si traditë, dhe se partitë duket se ndjekin njëra-tjetrën. E sa i takon përzgjedhjes së muzikës apo këngës që shoqëron fushatën, akademiku se vjen si një nevojë për të mbushur një semantikë të munguar.

“Mendoj se ato janë aktivitet masive elektorale që ndoshta janë të domosdoshme për paraqitje në media, kanë një rendimet, por mbase kanë dhe një lloj kuptimi për liderit në plan kombëtar të partive që paraqiten atje. Ndoshta japin dhe një manifestim të një pamjeje artistike, por nuk mendoj se kanë dobi elektorale dhe besoj se nuk do sjellin ndonjë ndryshim në votë. E para sepse dy partitë i bëjnë, dhe kanë një efekt neutralizues ndaj elektoratit gri. E dyta, ka një lloj autizmi në fushatë, që ‘unë mbledh atje militantët aktivë’, votat e të cilëve i kanë.. pra në atë miting nuk fitojnë gjë. Të dy palët e kanë dhe nga kjo anë them që është një festë e mbetur nga tradita, por s’di sa e vlefshme është për fushatën.

Jashtë këto fushata janë më të lehta, ndërsa këtu ka mbetur, dhe po e bëri njëra parti do ta bëjë dhe tjetra. Kanë një karakter simbolik por politikisht janë të padobishme. Muzika në përgjithësi mendoj se kërkon të mbushë një semantikë të munguar, pra kur nuk ke shumë për të thënë e propozuar, s’ka më mirë se muzika. E dyta një muzikë që i përshtate një aktiviteti masiv, ku ka një elitë drejtuesish politik dhe një mase, grumbullim individësh të paidentifikuar. Pra një lloj zhurme që mbulon këtë defekt komunikimi”, tha ai.

Nga ana tjetër, Fuga u ndal dhe te marrëdhënia e Berishës dhe Metës dhe koalicioni që kanë së bashku.

“Bashkëveprimi i tyre është i detyruar nga rrethanat. Berisha nuk kishte mundësi të regjistrohej, Meta kam përshtypjen që kishte partinë por për shkak të dinamikave në LSI e dikurshme, pra kishte partitë por nuk kishte shumë elektoratin. Një solidaritet organik. Një aleancë e cila është e shkruajtur nga domosdoshmëria e dy palëve, i bashkon fakti se dy palët kërkojnë që monopoli në pushtetin lokal të thyhet. Është një traditë e aleancës së tyre, sepse kur Berisha u shpall non-grata, Meta në një farë mënyrë i qëndroi në mbështetje. Ka një problem, që është një plotësim i kësaj natyre që do ketë një ndikim në të ardhmen. Supozojmë që një bashki fitohet nga kandidati i opozitës, dhe lista e kandidatëve do jetë nga partia e Metës dhe grupimi i Berishës, pra do jetë një aleancë dhe marrëdhënie afatgjatë në të gjitha këshillat bashkiakë, dhe ku fitojnë dhe atje ku nuk fitojnë. Për zgjedhjet e ardhshme kombëtare kjo gjë do ndikojë”, u shpreh profesor Fuga.

Fuga tha se deklaratat e Alibeajt, kur thotë se ‘do të dalim triumfues nga kjo garë’, janë deklarata që bëhen nga të gjitha forcat politike.

Zjarr Tv Ad