Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli bëri një plan se si të fuste në sherr Kiara Titon me Jori Dellin. Këngëtari donte ta bënte xheloze dhe të shikonte reagimin e saj.
Teksa këtë plan Luizi ia tha Jorit, aty pranë ishin edhe Elvis Pupa, Efi Dhedhes, Nita Latifi dhe Dea Mishel. Këto dy të fundit i thanë atij se në fakt me planin që po thurte, Kiara do bënte debat me të dhe jo me Jorin, por Ejlli nuk mendonte kështu.
E mesa duket ka ndodhur ajo çfarë thanë vajzat. Kiara u acarua shumë nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze. Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, moderatorja i kërkoi këngëtarit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq.
Kiara u shpreh se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin.
Ajo shtoi se është tip shumë sportiv dhe se shakatë nuk i merr ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit.
Kiara i kërkoi atij të mos e përsërisë më një gjë të tillë, ndërsa ai i kërkoi falje.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Kur tjetra thotë i dhashë të brendshmet
Luizi: E thashë unë
Kiara: Ajo e vazhdoi dhe tha ‘po se ti ke shikim vrastar, ku shkove e kape atë valixhe’, Dea po qeshte nga ana tjetër. Nuk jam këtu për të krijuar skena xhelozie se nuk jam fare natyrë e tillë. Janë ca gjëra që kanë limite. Nuk e kuptova se po qeshnin të gjithë dhe nuk u ndjeva mirë
Luizi: Më fal
Kiara: Të më qeshin Jori dhe Dea mua në surrat
Luizi: Më fal, mbaroi
Kiara: Nuk është çështje xhelozie, por ndihem keq se nuk është e bukur. Para 1 jave të pashë duke qeshur në dush, nuk thashë gjë.