Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni mori vëmendje në media pasi besimtarët i dhuruan një makinë luksoze të llojit Mercedez Benz me rastin e daljes në pension, ofendoi ditën e djeshme flamurin kombëtar duke e cilësuar një leckë pa vlerë.
Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin. Në fund të fjalës së tij ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë. Gjatë bisedës pasi ka thënë se ka qenë pjesë e UÇK dhe ka luftuar me flamurin kombëtarë, ai ka kërkuar edhe falje për keqkuptimin.
“Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar Shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe çmim të flamurit, një diçka që prindërit tanë e ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jamë unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin.
Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske.