Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se PD-ja do të pranojë të zhduket nëse fiton kryeministri Edi Rama.
E ftuar në Quo Vadis, në Vizion Plus, Topalli tha se Shqipëria praktikisht po zhduket me largimin e të rinjve për shkak të keqqeverisjes dhe në këtë mënyrë do zhduket Opozita gjithashtu.
“Ne kemi vetëm në 8 vitet e fundit 800 mijë shqiptarë, shumica e të cilëvë të rinj, që janë larguar nga Shqipëria. Një vend ku ik rinia është një vend pa prespektivë. Ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi, nëqoftëse ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe e fortë, e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të filloj që tani,” tha Topalli.