Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha i uron shqiptarët e Kosovës të cilët do të lëvizin të lirë në Europë dhe do të trajtohen me dinjitet si europianë.
“Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës ???????? do të lëvizin të lirë në Europë ????????, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë.
Parlamenti Europian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund.
Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, shkruan Basha.
Kujtojmë se ditën e sotme Parlamenti Europian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim u miratua pa votim pasi nuk kishte asnjë kundështim.