Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se politika shqiptare nuk e ka arritur moralitetin që të mos merret me personalitetin e kundërshtarit.
Teksa iu referua posterave të PS për zgjedhjet në Tiranë, ku sipër shihet kryeministri Edi Rama dhe në pjesën e poshtme të posterit Meta dhe Berisha, Ngjela tha se është kundër kësaj gjëje. Ai u shpreh se slogani i PS, vetë përpara kurrë prapa është marrë nga deklarata në Tiranë e ndihmës zv sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
“Nuk jam dakord me atë poster, politika shqiptare duhet të kthehet te moralitet, ruajtjen e personalitetit të tjetrit, cilido qoftë. Ai mund ta thoshte sloganin, por ka nxjerrë dy liderë poshtë tij sikur po i shtyp, koshienca ime politike se lejon. Kam bërë një fushatë me Edi Ramën në Tiranë, s’ia kam përmendur kurrë emrin. Sloganin se ka të vetin, e ka marrë dhe mirë ka bërë, nga ndihmës zv.sekretari amerikan i shtetit që ishte këtu, pse ka nxjerrë figura ka bërë gabim. Politika jonë s’e ka arritur ende moralitetin, Escobar e tha që i takojnë të kaluarës”, tha Ngjela.