Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreun e bashkisë në detyrë se po bëjnë fushatë politike në ditët e shënuara fetare.
Maliqi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka postuar, pak më parë, tekstin e shoqëruar me foton e mëposhtme.
“Mizorë, barbarë të pa Fe! Nuk keni respekt as për Zotin as për Fenë! Turp, skandal! Faqezinj, mekatarë dhe hajdutë! Bëni fushatë në ditë zie e ceremoni mortore!
Rrugë elektorale në Tapi, asfalt mbi asfalt dhe rrugë me çakull po në Tapi, duke shfrytëzuar 3 vdekje dhe në Goraj, në një vdekje.
Trasparenca zero! Miliona Lekë për 500 të ftuar në Iftar! Luani me Zotin! Luani me të vdekurit o shpirtëzinj dhe gjakpirës të popullit! Përdorni paratë e taksave të qytetarëve për interesa elektorale! “14 Maji” dita e ndëshkimit mbi makutërinë tuaj!”, thekson Maliqi.