Evi Kokalari shton sulmet ndaj berishistëve, i akuzon se janë bërë palë me dy të korruptuar si Meta e Ahmetaj

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thellohet lufta mes Kokalarit dhe Berishës. Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shtuar dozën e sulmeve dhe akuzave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të këtij të fundit. Zonja Kokalari ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, ku sulmon berishistët, ndërsa i akuzon se janë bërë palë me dy të korruptuar si Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj. Madje, aktivistja është përplasur në distancë me “besnikun” e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, avokatin Genc Gjokutajn, i cili garon në siglën e PL si kandidat për Këshillin Bashkiakë të Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërkohë gazeta po pasqyron më poshtë reagimet e aktivistes Kokalari në rrjetet sociale.

Kokalari akuza njerëzve të Berishës

O Hasi, ky Ahmetaj sikur ka qenë partner me Metën? Dhe Irfani me këtë grup është prandaj hëngri tritolin. Mos bëni opozitarizëm koti tashti. O vër foton e Metës bashkë me Ahmetajn, o mos na çani më kokën me “luftën” tuaj kundër korrupsionit, se më duket se korrupsionit po i shërbeni dhe ju.

Kokalari sulmon Genc Gjokutajn

O Genc, nuk është momenti që ju të LSI të jepni mënd, sepse rithemelimi pa diskutim luftoi Bashën, por më beso, me ju të LSI si kollovar, nuk ndjehen mirë hiç… kështu që ndoshta do ishte më mirë mos flisnit fare në këtë pikë… Sit this one out, Genci, ju dhe të gjithë anëtarët e LSI-së. Demokratët kishin halle plotë. Dhe ju të LSI-së kishin mangut…

Mesazhi për këngëtarin Ndoci

Frederik Ndoci, t’ju them të drejtën, ka qenë gjithnjë Trumpist, dhe shumë i djathtë. E mbaj mënd mbështetjen e tij për Trump shumë vite më parë, kur pak njerëz flisnin. Pra, e kam konsideruar gjithnjë si konservator të konsoliduar, gjithnjë me vëzhgimet nga larg, nuk e njoh personalisht. Mbështetja e tij për kandidatin e PS ngre shumë pikëpyetje, jo për Frederikun vetë, më shumë më intrigon të di se kush është ky Beci, çfarë pikëpamjesh politike ka, nëse ka. Ka shkuar nga ana tjetër se ka parë diçka që nuk shkonte nga ana jonë, apo thjeshtë pazare. Frederik Ndoci po e përkrahë atë për parime apo për miqësi? Pra, cila është e vërteta?

Urimi për Kosovën

Urime Kosovës për liberalizimin e vizave. Kjo ishte një e drejtë njerëzore shumë e vonuar. Kosova po ecën me hapa gjigantë në krahasim me Shqipërinë. Pse? Sepse Shqiptarët e Kosovës e kanë ndjenjën e patriotizmit shumë më të theksuar se ne të Shqipërisë. Sepse politikanët dhe mediat i kanë shumë më seriozë se ne. Nuk them se nuk ka korrupsion, sigurisht që ka si në çdo shtet, por ka një seriozitet nga i cili ne të Shqipërisë duhet patjetër të mësojmë.

Zjarr Tv Ad