Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, ka kërkuar rikthimin e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 14 majit.
Bejko tha në një dalje televizive se Basha ka merita dhe është i mirëpritur që të për çfarëdo lloj posti në Partinë Demokratike.
Sipas tij, Lulzim Basha është një politikan potencial dhe i duhur për riorganizimin e PD-së dhe që kontributi i tij është në dobi të PD-së si një figurë politike e pastër.
“Partia Demokratike duhet t’i futet në një proces riorganizimi, kushdo mund të japë kontributin për këtë qëllim. Kushdo mund të garojë për çfarëdolloj posti. Qoftë edhe Lulzim Basha i cili ka meritën dhe kontributin e tij për këtë parti. Në Partinë Demokratike nuk do ketë kurrë vend, vetëm për ata që janë “non-grata”. Lulzim Basha nuk është “non-grata”, Lulzim Basha nuk është i akuzuar për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe nuk është i akuzuar për pengimin e drejtësisë”, theksoi ai.