Monika Kryemadhi zbulon emrin e kryebashkiakut socialist që po e fundos Rama: Ka humbur, unë nuk e shikoj gjëkundi

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi paralajmëroi mbrëmjen e djeshme se ciklit politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt po i vjen fundi.

Kryemadhi tha në një intervistë me Pranvera Borakajn se Veliajn e sheh të pashpresë dhe të pajetë.

Ajo pretendon se kjo po ndodh për shkak të urdhrave të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj po e fundos siç ka bërë edhe me persona të tjerë më parë.

“Ka humbur. Unë nuk e shikoj gjëkundi, pyes ku është Erion Veliaj. Shikojmë vetëm administratën e vet, me kaseta të montuara. Nuk shikoj të thotë diçka, të thotë çfarë ka bërë, sepse çdo gjë që ka bërë ka një faturë financiare 10 apo 15 herë më shumë se kudo tjetër. Nuk shikoj alternativë, nuk shikoj program. Shikoj vetëm fyerje dhe sharje. Në raste të tilla, unë mendoj se tregon pasiguri.

Shikoj një reagim infantil, metodologjinë e përdorimit të KQZ-së dhe mënyrave të tjera që kërkojnë të demotivojnë qytetarin. Kur këta janë kaq të sigurt duhet të jenë të qetë. Në aspektin politik, e shikoj të pashpresë, pa jetë. Mendoj se ai është në mbyllje të ciklit të tij, jo për shkak të moshës, por për shkak të aktivitetit të tij. Edhe ky për shkak të urdhrave të Edi Ramës do mbyllë ciklin politik”, theksoi deputetja.

Zjarr Tv Ad